Tjetër aksident me vdekje në vend, makina përplas këmbësorin 70-vjeçar në aksin Elbasan-Peqin

Pa Kategori

Publikuar: 17/08/2021

Tjetër aksident me vdekje në vend, makina përplas këmbësorin 70-vjeçar në aksin Elbasan-Peqin

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugët e vendit. Pas përplasjes së këmbësores 50-vjeçare në Tiranë, një tjetër këmbësor ka humbur jetën tragjikisht në rrugën Elbasan-Peqin.

Policia njofton se është përplasur për vdekje 70-vjeçari I.H., nga një mjet tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi S.H., 61 vjeç.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.