Qytetarët afganë janë tashmë në panik nga ardhja e talebanëve në pushtet. Shumë prej tyre po largohen nga vendi, ndërsa një pjesë tjetër kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e tyre. Të gjithë ata që kanë vendosur të qëndrojnë, sidomos gratë duhet të zbatojnë disa rregulla, shkelja e të cilave do të thotë vdekje.
Rregullat për gratë:
1. Gratë duhet të mbulohen me rroba nga koka te këmbët.
2. Ato nuk lejohet të punojnë, përveç në raste shumë specifike.
3. Gratë nuk lejohen të shkojnë në shkollë.
4. Gratë kanë qasje më të kufizuar se burrat në kujden shëndetësor.
5. Ato nuk mund të dalin nga shtëpia e tyre pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.
6. Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë që është i afërmi i tyre.
7. Dritaret e shtëpive duhet lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shohë brenda./M.M-dritare.net