Prapaskena

Dështon Digitalb, Tring sjell të gjitha ndeshjet e Seria A, gozhdon tifozët para ekranit

Publikuar: 17/08/2021

Një lajm i madh vjen për të gjithë tifozët e futbollit italian. Teksa këtë fundjavë starton kampionati më i ndjekur, ai i Seria A, tifozët shqiptarë do ta kenë mjaft të lehtë për ta ndjekur.

Tring do të sjellë ekskluzivisht të gjitha ndeshjet, duke mbajtur të gozhduar pas ekranit tifozët anë e mbanë vendit.

Ndonëse më parë ky kampionat transmetohej nga Digitalb, tashmë ekskluziviteti kalon te Tring deri më 2024-ën, pas dështimit spektakolar të Digitalb.

“SERIA A NË SHTËPINË E KAMPIONËVE! ????Eventi më i madh futbollistik tashmë eksklizivisht në Tring në bashkëpunim me Over Sport!”, thuhet në njoftimin e Tringut.



Më të lexuarat