Prapaskena

VIDEO/ Mijëra afganë bllokojnë aeroportin e Kabulit, SHBA dërgojnë 1000 trupa shtesë

Publikuar: 16/08/2021

Qindra afganë kanë bllokuar aeroportin e Kabulit, në përpjekje për t’u larguar nga vendi pasi kryengritësit talebanë hynë të dielën në kryeqytet. Trupat amerikane janë përgjegjës në aeroport, duke ndihmuar në evakuimin e stafit të ambasadës dhe civilëve të tjerë.

Forcat amerikane gjuajtën në ajër në aeroportin e Kabulit të hënën për të parandaluar qindra civilë që vrapojnë në asfalt, tha një zyrtar amerikan.

“Turma ishte jashtë kontrollit”, tha zyrtari për Reuters me telefon. “Qitja u bë vetëm për të shuar kaosin.”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka miratuar dërgimin edhe të 1000 trupave ushtarake në Afganistan.

Me këto trupa, numri total i ushtarakëve amerikanë në Kabul do të shkojë së shpejti në 6000. Misioni i tyre kryesor do të jetë siguria e aeroportit të Kabulit, që shërben si pikë hyrëse për trupat dhe pikë dalëse për stafin e Ambasadës Amerikane në këtë vend dhe të afganëve që po largohen.

Aktualisht, në Afganistan janë rreth 3000 trupa amerikane.

Qeveria e Afganistanit ra gjatë ditës së dielë, me arratisjen e Presidentit të vendit, Ashraf Ghani.

Talebanët janë shprehur se shumë shpejt do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, ndërkohë që kanë bërë edhe foto brenda Pallatit Presidencial.



Më të lexuarat