“Papushim në punë”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik (VIDEO)

Pa Kategori

Publikuar: 12/08/2021

“Papushim në punë”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale informon se vijon pa pushim puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Rama bën të ditur se është drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, si dhe ka përfunduar në lotin 2 ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit.

“Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë

Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja.

Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele”, shkruan Rama.