Thuajse 49 gradë celcius/ “Luciferi” po pjek Siçilinë, do të prekë edhe Shqipërinë

Pa Kategori

Publikuar: 11/08/2021

Thuajse 49 gradë celcius/ “Luciferi” po pjek Siçilinë, do të prekë edhe Shqipërinë

Në Siçili mund të jetë regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë në të gjithë Europën. Autoritetet italiane thonë se termometri shënoi 48.8 gradë celciues ditën e mërkurë pranë qytetit Sirakuza të këtij ishulli.

Raportimi është bërë nga autoritetet vendore, ndërkohë që ai duhet të verifikohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë. Sipas kësaj organizate, rekordi aktual mbahet me 48 gradë celcius, regjistruar në Athinë në vitin 1977.

Vala e të nxehtit në Itali po shkaktohet nga anticikloni i quajtur Lucifer, që po lëviz nga Afrika në drejtim të veriut. Pjesë periferike të këtij cikloni nxehtësie do të prekin edhe territorin e vendit tonë, kur temperatura do të rriten ndjeshëm ditën e enjte dhe përgjatë fundjavës, ku temperaturat mund të shkojnë mbi 40 gradë celcius.

Ministria e Shëndetësisë në Itali lëshoi alramin në disa rajone dhe qytetet, ndërsa i nxehti ekstrem ka nxitur edhe zjarret, ku vetëm në Siçili thonë se brenda 12 orëve zjarrfikësit janë thirrur në 300 operacione në Siçili dhe Kalabri.