Kompania mediatike Digitalb luajti lojën e pisët, duke mashtruar klientët, teksa kishte 1 vit që kishte humbur të drejtën e transmetimit të La Ligës, ndërkohë që së fundmi humbi edhe Serinë A.
Digitalb u përpoq t’i mbante të fshehta këto dy disfata. Disa prej abonentëve, janë mashtruar në mes të sezonit me idenë e qartë që do të shihnin në Digitalb kampionatin spanjoll apo atë italian, ndërkohë që tani kanë mbetur me “gisht në gojë”, pasi nuk mund të shikojnë asnjë…
Edhe pse ka 1 vit që e ka humbur garën për të drejtën e transmetimit të La Ligës, Digitalb nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për të qenë transparent me abonentët të cilët paguajnë para ekstra për të parë qoftë kampionatin spanjoll apo Serinë A, duke nënçmuar klientët e tij.
Vlen të theksohet fakti, që La Liga do të transmetohet falas në Klan Sport, ndërkohë që të drejtën televizive për Serinë A e fitoi platforma e re televizive “Tibo”. E gjithë kjo lojë e pisët që Digitalb luajti me abonetët e saj, duke i mashtruar, pritet t’i kthehet në “boomerang”.