Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, dy makina përplasen dhe përfundojnë jashtë rrugës

Pa Kategori

Publikuar: 10/08/2021

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, dy makina përplasen dhe përfundojnë jashtë rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e kësaj të martë në afërsi të fshatit Vidhas në aksin Elbasan-Peqin.

Sipas informacioneve të para, dy automjete, një tip “Benz” dhe nje “Ford”janë përplasur mes tyre.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës, duke marrë dëmtime të shumta.

Ende nuk ka informacion për persona të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve.

Kujtojmë se aksi nacional Elbasan- Peqin mbetet një njollë e zezë në rrugët e Shqipërisë, për nga numri i aksidenteve të shënuara.