Prapaskena

Dështon protesta kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës

Publikuar: 08/08/2021

Protesta e lajmëruar në rrjetet sociale ku u bëhej thirrje qytetarëve të Korçës të bashkoheshin kundër pranisë së këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës, ka dështuar.

Organizatorë të protestës së thirrur ishin deputetët më të përfolur të këtij parlamenti për lajthitjet dhe gafat e tyre qesharake, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.

Ndërkohë në protestë morën pjesë vetëm 2 miqtë e tyre të cilët me një pankartë në duar iu drejtuan pedonales së qytetit në formë të heshtur.

“Gregor Bregovic nuk je i mirëpritur në festën e Birrës”, ky ishte shkrimi i pankartës qe mbanin në duar protestuesit.



Më të lexuarat