Prapaskena

Vrasja e biznesmenit Memi Begalla, shuhet masa e sigurisë për Denis Demirin, të dënuarin me 25 vite burg

Publikuar: 06/08/2021

Është shuar masa e sigurisë për të dënuarin me 25 vite burgim, Denis Demiri, i akuzuar për veprën penale “ Vrasje me paramendim “ në bashkëpunim mbrojtur me Av. Sokol Tahiraj.

Denis Demiri u arrestua në Shkurt 2018 së bashku me të dyshuarin Ardjan Serezi. Në bazë të kërkesës së paraqitur nga mbrojtja Av. Sokol Tahiraj e Denis Demiri në Gjykatën e Apelit Tiranë e përbërë me trup gjykuese e kryesuar nga Znj .Gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Ridvan Hado u pranua kërkesa për shuarje të masës së sigurimit , për arsye të humbjes së fuqisë paraburgimit për tejkalimit të afateve maksimale kohore nga koha e përcaktuar për gjykimin në bazë të Nenit 263/6/c.

Në marst të 2020, togat e zeza shpallën fajtor 45-vjeçarin Demiri dhe kanë dënuar këtë të fundit me 25 vite heqje lirie. Ndërkohë që 51-vjeçari Serezi është liruar nga akuzat, pasi prokuroria nuk siguroi dot prova për implikimin e tij në vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të 2018-tës në kryeqytet, ku biznesmeni Memi Begalla u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij në Tiranë. Sipas hetimeve, ka rezultuar se vrasja ka ndodhur për një borxh të pashlyer që viktima i ka patur autorit.



Më të lexuarat