Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Pa Kategori

Publikuar: 05/08/2021

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Tiranë.

Policia njofton se si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me thikë 24-vjeçari me iniciale A.K.

I riu është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu janë vendosur në ndjekje të autorëve.

Ata nuk kanë publikuar identitetet e personave në kërkim për arsye hetimi.

Njoftimi i policisë:

Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.