Ç’ndodh me pagat? BKT nuk rregulloi sistemin, por merr vendimin ‘ekstrem’

Pa Kategori

Publikuar: 04/08/2021

Ç’ndodh me pagat? BKT nuk rregulloi sistemin, por merr vendimin ‘ekstrem’

Dje Banka Kombëtare Tregtare me filiale në Shqipëri dhe Kosovë kishte avari në sistemin qendror bankar, duke bërë që shumë qytetarë klientë të mbeten pa marrë shërbimin e dëshiruar.

Dje u premtua nga zyra e shtypit e bankës se avaria do të rregullohej sot në mesditë, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Bordi i bankës ka vendosur që filialet të mbeten hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes, duke ditur që zakonisht mbyllen në 15:30-16:00.