Zjarri i madh në Babrru, asfiksohet dhëndri i Xhelal Mziut

Pa Kategori

Publikuar: 03/08/2021

Zjarri i madh në Babrru, asfiksohet dhëndri i Xhelal Mziut

Një fabrikë skrapi në zonën e Babrru-së është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka vendosur parametrat e sigurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një prej zjarrfikësve është asfiksuar nga tymi dhe menjëherë është tërhequr. Ai është dhëndrri i Xhelal Mziut dhe është dërguar me ambulancë në spital, fatmirësisht në gjendje të stabilizuar

Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit në godinë, i cili rrezikon banesat aty pranë, ndërkohë janë evakuuar puntorët e fabrikës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit