Shqipëria digjet, Haki Çako që paguar me taksat tona si Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, krihej. Në vend që të ishte shkarkuar me urgjencë për papërgjegjshmëri ekstreme, Haki Çako ka ndërprerë pas 11 ditësh pushimet, duke u kthyet në punës, për t’iu bashkua betejës me flakët që po shkrumbojnë Shqipërinë. Dhe jo vetëm kaq. Por, gjatë 11 ditëve kur vendi ishte përfshirë nga flakët, Haki Çako nuk bëri qoftë edhe një reagim nga vendi ku po pushonte. Sot ai është rikthyet në punë për shkak të presionit të madh publik, por ndoshta edhe nga ndonjë ultimatum me SMS nga Edi Rama.
Edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është “zgjuar” nga “gjumi” dhe e vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit, ku vatra ka marrë përmasa të rrezikshme, ndihmuar edhe nga era, e cila ndikon në përhapjen e flakëve. Ditën e djeshme krejt i qetë nga Orikumi Peleshi tha se vetëm Karaburuni po mbahej nën kontroll ndërsa vatrat e tjera nuk ishin serioze, madje tha se operacioni për shuarjen e flakëve ka qenë i suksesshëm, ndërsa në mbledhje paska kuptuar se situate është serioze.
Në një kohë që i gjithë rajoni është përfshirë në një situatë të vështirë për shkak të temperaturave të larta, ministri i Mbrojtjes Peleshi tha se kjo vështirëson edhe ndihmën që Shqipëria mund të marrë nga partnerët e saj. Por megjithatë ai ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje.