Detaje të rënda nga vdekja e foshnjës në Pogradec, mjekët e konsideruan të vdekur se nuk qau kur lindi dhe e futën në një kuti, zbardhet dëshmia e të atit dhe mjekes

Pa Kategori

Publikuar: 02/08/2021

Detaje të rënda nga vdekja e foshnjës në Pogradec, mjekët e konsideruan të vdekur se nuk qau kur lindi dhe e futën në një kuti, zbardhet dëshmia e të atit dhe mjekes

Detaje tronditëse janë ato që raportohen lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku një foshnjë humbi jetën në maternitetin e Tiranës, pasi ishte transportuar aty pas lindjes nga qyteti i Pogradecit.

Ditën e sotme Policia ka vënë në ndjekje penale mjeken që e asistoi në maternitetin e Pogradecit, për mjekim të pakujdesshëm pas lindjes.

Pas lindjes së parakohshme mjekët në Maternitetin e Pogradecit duke parë që fëmija nuk qante kanë menduar se ka lindur i pajetë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu.

Foshnja ka lindur 24 javëshe, dhe në kartelë është shkruar si abort.

Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë.

Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë.

Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija nuk ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qënë abort dhe më pas ka ndodhur një ‘mrekulli’, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.