Prapaskena

Sherr mes kushërinjve, marrin sëpatat dhe godasin njëri-tjetrin

Publikuar: 30/07/2021

Dy kushërinj u përfshinë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, që mund të kishte përfunduar edhe me humbje jete.

Nga policia u njoftua se mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dushk në Belsh, shtetasit B. M., 60 vjeç, dhe Sh. M., 66 vjeç, kanë nisur një sherr për motive të dobëta.

Më pas, ata kanë përdorur sëpatat, duke goditur dhe plagosur njëri-tjetrin. Për fat të mirë, të dy ata ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.



Më të lexuarat