‘E shtrirë në jaht’, ja komenti që vjehrra i bëri Dua Lipës

Pa Kategori

Publikuar: 30/07/2021

‘E shtrirë në jaht’, ja komenti që vjehrra i bëri Dua Lipës

Dua Lipa po shijon pushimet verore në Jugun e Shqipërisë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid.

Këngëtarja ndan pothujse çdo ditë video dhe foto me ndjekësit e saj në Instagram nga pushimet që po kalon duke publikuar momentet më të bukura familjare.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto derisa merr rrezet e diellit në një jaht luksoz, dhe këtë rast nuk mungoi komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid.

“Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.