Prapaskena

Çmendet Derri nga Hasi, dy vezë 50 euro, ‘Nona’ refuzon të japë faturën pas skandalit të shitjes së red-bullit 10 mijë lekë

Publikuar: 25/07/2021

Mëngjesi tek ‘Nona’ e Derrit shkon deri në 100 euro, kujdes merrni kredi para se do t’ju rrjepin! Uran Derri dhe Evin Manushi nisin të mos japin fatura për të shmangur denoncimin e çmimeve të çmendura në bregdet. Betonizuan Parkun tek Liqeni me lejen e drejtorëve të korruptuar të Veliajt për të ngritur lokalin e radhës mbi korsinë e biçikletave

Harrojeni Red-Bullin 10 mijë lekë dhe një ujë 4 mijë lekë. Dy vezë në mëngjes në Dhërmi kushtojnë 50 euro, ndërsa një shezlon 20 mijë lekë. Dhe për më tepër, nuk të sjellin më as faturë, që ti të mos kesh mundësi ta fotografosh për ta denoncuar.Nëse shkoni në nga degët e rrjetit të lokaleve ‘Nona’, sidomos në bregdet, përgatituni mirë dhe madje mundësisht merrni edhe një kredi. Çmenduria mban emrin e Uran Derrit nga Hasi, e këtij personazhi të dyshimtë që shihni në foto, me një tufë kompanish fantazmë dhe që ekspozohet në publik duke dhënë edhe leksione ekonomie.

Kompania ‘Nona’ që ka rrjetin e lokaleve me çmime të çmendura është themeluar nga Ervin Manushi, një personazh që vepron në hije. Në gusht të vitit 2020 befas në lojë ka hyrë edhe Uran Derri nga Kruma e Kukësit, duke blerë 20 % të aksioneve të kompanisë me një vlerë qesharake sa 20 Red-Bull që shet sot në Himarë.

Pas blerjes së aksioneve nga Derri, disa nga restorantet dhe lokalet që janë degë të grupit ‘Nona’ nisën të lëshonin fatura me çmime skandalizuese dhe jashtë realitetit shqiptar. Disa ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një faturë ku një Red-Bull që kushton 1 euro, shitej për 10 mijë lekë, një kafe më kosto 20 cent, shitej për 2 mijë lekë, një ujë që kushton 300 lekë, shitej për 4 mijë lekë. Përderisa ka klientë që shkojnë tek ‘Nona’ e Derrit nga Hasi për t’u rrjepur nga lekët, një ujë le ta shesë edhe 100 euro, mjafton të lëshojë faturë. Por, ditët e fundit, Derri dhe Manushi, për të evituar denoncimin nga klientët, kanë nisur të mos lëshojnë më fatura. Disa klientë janë skandalizuar kur kamerierët u kanë kërkuar 50 euro për dy kokrra vezë dhe 20 mijë lekë për një shezlon.

Disa prej tyre kanë kërkuar faturë, por për të evituar një përplasje verbale dhe ndoshta edhe fizike, që mund t’i ekspozonte, nuk kanë bërë shumë rezistencë, por kanë paguar paratë që shkojnë në xhepat e Derrit dhe Manushit. Me ardhjen e kulmit të sezonit turistik, në mëngjes tek ‘Nona’ në Dhërmi shkon rreth 100 euro dhe nuk merr faturë. Nga ana tjetër, pasi Derri ka blerë 20 % të aksioneve, një tjetër lokal ‘Nona’ është ngritur në zemër të Parkut të Madh të Tiranë, mbi korsinë e biçikletave.

Biznesi në Parkun e Liqenit që mbrohet me ligj është ngritur me lejen e drejtorëve të korruptuar të Erion Veliajt. Për të ngritur lokalin, Derri dhe Manushi kanë betonizuar parkun, si dhe kanë bllokuar korsinë e biçlikletave, duke e futur në mes me karrige dhe tavolina. As në këtë lokal, që është një provë flagrante krimi në sytë e SPAK, ditët e fundit nuk lëshohen më fatura./Pamfleti



Më të lexuarat