Një burrë i moshuar u gjet i vdekur në Kalithea! Ishin oficerët e policisë ata të cilët e gjetën të gozhduar në kangjellat e zonës përreth të një ndërtese apartamentesh në Avenue Avenue Eleftheriou 261.
Të shokuar nga ajo që panë, oficerët lajmëruan Departamentin e Zjarrfikësve të cilët bënë të mundur lirimin e të moshuarit të pajetë nga gozhdat dhe kangjellat.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën 9 zjarrfikës në 3 automjete. Të paqarta mbeten rrethanat se si i moshuari mbërriti deri aty. Policia po heton për një vrasje të mirëmenduar. Zona përreth apartamenteve ku u gjet i moshuari është rrethuar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ta zbardhur të plotë krimin.