Lojërat Olimpike të Tokios nisin sot. Ato duken dhe ndihen ndryshe nga lojërat e tjera të viteve të shkuara, por të paktën po mbahen. Me një vit shtesë për t’u përgatitur më mirë, më shumë se 11,300 atletë nga 207 vende do të garojnë gjatë dy javëve të ardhshme. Të gjithë garojnë për të marrë medaljen për të cilën kanë punuar kaq gjatë.
Kur Lojërat u shtynë në mars të 2020-ës, organizatorët thanë që zjarri olimpik mund të jetë drita në fund të tunelit. Me pandeminë e Covid-19 që është akoma ndezur në të gjithë botën, ai tunel metaforik është ende duke u përshkuar, por ceremonia e hapjes së ditës së sotme ofron një copëz të asaj drite.
Maska, karantinë, testime. Nuk ka vend për gabime, kjo është një olimpiadë si asnjë tjetër më parë.
Në një kohë që Tokio është në një gjendje të jashtëzakonshme pas rritjes së infeksioneve nga Covid-19, Lojërat Olimpike kanë qenë nën kritika të mëdha nga publiku japonez, shumica e të cilëve kanë kërkuar që olimpiada të anulohet ose të shtyhet sërish.
Por siguria është thelbësore për organizatorët dhe po merren masa të mëdha paraprake, duke përfshirë zhvillimin e Lojërave me dyer të mbyllura, pa tifozë, nga Japonia ose jashtë vendit, duke u lejuar brenda lokaleve.
Sa për atletët, edhe ata janë nën kufizime të rrepta. Ata duhet të mbajnë maskë në çdo kohë përveç atëherë kur hanë, pinë, stërviten, garojnë ose flenë dhe minimizojnë ndërveprimin fizik me të tjerët dhe po ashtu të testohen çdo ditë.
Por fatkeqësisht virusi i ka prekur Lojërat tashmë, përpara se ato të fillojnë zyrtarisht.
Të enjten, 12 raste të reja me Covid-19 u raportuan, duke e çuar numrin e rasteve brenda personelit të Lojërave në 87. Ka pasur tetë raste pozitive mes atletëve.
Do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet nga 9 sportistë (3 femra dhe 6 meshkuj). Si gjithnjë, pritshmëritë më të larta të kuqezinjve vijnë nga peshëngritja.
Briken Calja dhe Erkand Qerimaj janë shtangistët që përfaqësojnë sportin më të suksesshëm të vendit. Ashtu sikurse ka deklaruar vetë sportisti dhe Komiteti Olimpik, Shqipëria synon fitimin e medaljes së parë olimpike në historinë e saj me Caljen, objektiv që e ka shprehur publikisht në shumë raste ish-kampioni i Europës.