Prapaskena

Kush është ‘xhuxhi’ i Ramës në krye të gjykatës së tenderave i futur në shënjestrën e SPAK për aferën me uniformat e policisë, të arrestuarit zbërthehen dhe nisin të tregojnë ‘peshqit’ e mëdhenj’

Publikuar: 23/07/2021

Banda e të korruptuarve në Ministrinë e Brendshme me në krye Edlira Naqellarin pas javës së dytë të qeli nisin të flasin falin para SPAK duke treguar shefat e mëdhenj të korrupsionit, të arrestuarit drejtojnë gishtin nga Komisioni i Prokurimit Publik që është dora e zezë e Edi Ramës dhe e grupit të tij për realizimin e aferave të mëdha me tendera. Gjykata e tenderave drejtohet nga Jonaid Myzyri që merr urdhra nga kokat e korrupsionit në Shqipëri. A po ndjek SPAK gjurmët e aferës me tenderin e uniformave të policisë?

Anëtarët e çetës së korrupsionit në Ministrinë e Brendshme, të goditur nga SPAK për aferën e radhës me tenderin 28 milionë USD për uniformat e policisë, pas javës së dytë në qeli, kanë nisur të zbërthehen, duke orientuar SPAK drejt ‘peshqve’ të mëdhenj.

SPAK ka bindjen e plotë se grupi i të arrestuarave me në krye drejtoreshën e prokurimeve Edlira Naqellari janë thjeshtë zbatuesit e aferës korruptive dhe se pas tyre fshihen ‘peshqit e mëdhenj’ të korrupsionit që do të ndanin paratë publike. Nuk ka shumë dyshime se pas aferës qëndrojnë shefat e Edlira Naqellarit, por për të shkuar drejt tyre, duhet që një apo disa nga të arrestuarit të kthehen në bashkëpunëtorë të SPAK dhe të rrëfejnë të vërtetën e plotë të vjedhjes. Dhe pikërisht këtë synon SPAK.

Gjatë marrjes në pyetje të zbatuesve të skemës së korrupsionit, njëri prej tyre, i ka dhënë disa sinjale SPAK-ut, në lidhje me përfshirjen e Komisionit të Prokurimit Publik, si garancia e fundit për realizimin e vjedhjes së parave publike. Për tenderin e uniformave në fakt ka pasur një ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik në lidhje me shtojcat abuzive të tenderit. Kjo ankesë është hedhur poshtë me shpejtësi nga Komisioni, duke i hapur rrugë kështu vijimit të procedurave dhe realizimit të vjedhjes.

Komisioni i Prokurimit Publik është dora kryesore e Edi Ramës për aferat me tendera në Shqipëri. Ky komision është gjykata e tenderave në Shqipëri, me fuqi të madhe vepruese, ku mund të vendosë përfundimisht për fituesin e një tenderi, duke përmbysur në rast nevojë procedurën e zhvilluar nga një drejtori, ministri apo bashki.

Kur një drejtor futet në pazar për të ndryshuar fituesin e paracaktuar të një tenderi, deputetët apo oligarku vendos në lëvizje Komisionin e Prokurimit Publik, cili sipas direktivës, bën përmbysjen e procedurës dhe shpalljen e fituesit të paracaktuar. Anëtarët e komisionit emërohen nga Rama dhe rrjedhimisht veprojnë sipas sinjaleve të tij.

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik është Jonaid Myzyri, i njohur ndryshe në rrethet e biznesit dhe politikës si ‘xhuxhi i pangopur’.

Një vit më parë, Edi Rama, me procedurë emergjente dhe në shkelje të ligjit, vuri në rresht Kuvendin duke emëruar Jonaid Myzyrin në krye të tenderave. Ndoshta në atë kohë, Edi Rama as që ia kishte dëgjuar kurrë emrin Myzyrit, pasi ky i fundit i është rekomanduar si ‘njeriu i duhur’ nga një deputet i korruptuar, në bashkëpunim me oligarkët dhe grabitqarët e mëdhenj të parave dhe pasurive publike.

Gjatë një viti në krye të gjykatës së tenderave, Jonaid Myzyri ka marrë pjesë në aferat më famëkeqe me tenderat që janë realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Myzyri merr urdhra nga një funksionar i lartë i PS-së, deputet super i korruptuar dhe i mbuluar me paratë e drogës, që në fakt është njeriu që dikton tenderat korruptivë me vlerë të madhe në shëndetësi, pushtetin vendor etj.

Jonaid Myzyri dhe çeta e tij në këtë komision kanë marrë pjesë, me firmë dhe vulë, edhe në aferën e uniformave të policisë, duke rrëzuar ankesën.

Emri i Jonaid Myzyrit ka nisur të përmendet nga grupi i korrupsionit para SPAK-ut. Megjithatë, Jonaid Myzyri, i përfshirë edhe në disa ngjarje të dyshimta muajt e fundit, të fshehura deri më tani nga policia, nuk është ‘peshku i madh’.

Ashtu, si Edlira Naqellari, edhe Jonaid Myzyri është dora e kokave të korrupsionit në Shqipëri, koka ende nuk janë goditur nga SPAK./Pamfleti



Më të lexuarat