Koha shëron çdo plagë, përfshirë edhe ato të ‘zemrës’, aq më tepër kur në mes janë edhe shumë para dhe prona. Shatë vjet pas krisjes së madhe, Ilirjan Celibashi duket se ka falur bashkëshorten e tij, Ardiana Mediu, motrën e Fatmir Mediut. Ardiana Mediu ishte në makinë me Sokol Olldashin natën e aksidentit fatal, të 20 nëntorit 2013.
Ardiana Mediu është edhe personi kyç që di të vërtetën e vdekjes së Sokol Olldashit, figurës më e rëndësishme të Partisë Demokratike në atë kohë, pas Sali Berishës.
Në qarqet mediatike dhe politike janë ngritur dyshimet të forta, në shumë raste edhe të arsyeshme, se Olldashi është vrarë për shkak të rrezikut që paraqiste për familjen Berisha, e cila nuk iu besoi drejtimin e Partisë Demokratike Olldashit, por Lulzim Bashës.
Olldashi kandidoi në korrik të 2013 përballë Bashës për drejtimin e PD-së, por humbi falë ndërhyrjes së Berishës, fakt i cili u denoncua publikisht nga Olldashi.
Fakti i prezencës së Ardiana Mediut në makinën e Sokol Olldashit natën e aksidentit misterioz u mbajt i fshehtë nga politika shqiptare, e cila ndërhyri edhe tek policia dhe prokuroria, duke manipuluar raportet, në të cilët nuk përmendej askund personi i dytë. Por, me gjithë fshirjen në raportet zyrtare, në rrethet mediatike dhe politike nuk u ndalën kurrë zërat se, Ardiana Mediu, ishte pikërisht ajo gruaja misterioze dhe personi i dytë me Sokol Olldashin.
Para se në vendngjarje të shkonin gazetarët, ajo është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në një spital privat në Tiranë.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, të cilat i diktonin një kohë të gjatë në spital për t’u rikuperuar, Ardiana Mediu e kishte të pamundur t’ja fshihte këtë fakt bashkëshortit, Ilirjan Celibashit, i cili në atë kohë kishte ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë ‘Rama 1’.
Celibashi natyrshëm e përjetoi dramatikaisht lajmin dhe vetëm disa muaj më pas dha dorëheqjen si ministër. Çifti i bashkëshortëve u nda realisht, por jo përmes një divorci në gjykatë, pasi një gjë e tillë do t’i dëmtonte të dy, për shkak se do të duhej të pranonin sekretin e tmerrshëm para gjykatës.
Por, 7 viteve më pas, duke se ‘akujt’ mes Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe noteres Ardiana Mediu janë zbutur dhe ‘plaga’ e 2013 është harruar.
Gjatë vitit 2020, Ardiana Mediu dhe Celibashi kanë deklaruar bashkërisht pasurinë në institucionin e kontrollit dhe deklarimit të pasurive, për shkak të zgjedhjes së Celibashit Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve.
Çifti i bashkëshortëve kanë deklaruar llogari të përbashkët bankare me vlera 375 mijë euro, 20 mijë euro, 15 mijë euro, 31 mijë euro dhe 92 mijë euro.
Jo vetëm kaq, por në gusht të vitit 2020, Ardiana Mediu dhe Celibashi kanë blerë bashkë edhe një ullishte me sipërfaqe 4 mijë m2 në Vlorë për 60 mijë euro, fakt i cili tregon për një normalizim të marrëdhënieve me tyre.
Në 2018, çifti ka blerë edhe një sipërfaqe tjetër toke 2 400 m2, në vlerën 55 mijë euro. Ata kanë blerë edhe një vilë në periferi të Tiranës, aty ku iu sekuestruan pronat Adriatik Llallës, me vlerë 323 mijë euro.
Ndërsa vetë Celibashi ka siguruar disa zyra të reja me vlerë 230 mijë euro.
Nga ana e saj, Ardiana Mediu është bërë pronare e një apartamenti me sipërfaqe 140 m2 me vlerë 288 mijë euro. Ardiana Mediu deklaron edhe një zyrë 110 m2, në emër të saj, blerë për 341 mijë euro. Një apartament me sipërfaqe rreth 350 m2 e ka blerë edhe e bija e tyre, Telma Celibashi, pa e deklaruar vlerën.