Projekti dy miliardësh për zhvillimin e Portit të Durrësit, ka qënë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit.
Disa ditë më parë, në media u raportua se në këtë projekt, të trumbetuar fort nga qeveria shqiptare, “thelen” e tij, e ka marrë edhe kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi.
MCN tv, ka zbardhur dokumentet, ku ndër të tjera thuhet se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Pra, jo nga Dubai, sikurse është thënë nga qeveria.
Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.
Bëhet fjalë për kompaninë e cila vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.
Ajo ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Ky i fundit, rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, ku një ndër bashkëthemeluesit e kësaj kompanie është edhe kunati I Lulzim Bashës, Erion Isufi, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications.
Nga ana tjetër ka edhe një detaj, që të bën të dyshosh, për pazare mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, për këtë projekt.
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, një nga zërat më të fortë zyrtar dhe krahu i djathtë i Lulzim Bashës, në një dalje të saj mediatike pak kohë më parë artikuloi një fjali.
“Nuk ka nevojë fare të flasim me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetëm ti. Në kushtet që e di që opozita e vërtetë është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral”, tha në atë kohë Grida Duma.
Ky qëndrim i Grida Dumës, në atë kohë nga CNA.al u interpretua si një ftesë për pazar. Një dorë e shtrirë për korrupsion, për aferë, për ndarje parash, nga taksat e shqiptarëve, nga fondet e investimeve që do të vinin në Shqipëri.
Dhe detaji tjetër, që shton dyshimet është heshtja nga PD-ja zyrtare.
Edhe pse bëhet fjalë për një mega-aferë, sikurse është raportuar nga mediat, selia blu, vetëm ka heshtur dhe nuk e ka denoncuar.