Prapaskena

Komiteti merr vendimin: Ora policore shtyhet me 60 minuta. Mbeten në fuqi masat e tjera

Publikuar: 19/07/2021

Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar në vijmësinë e procesit të vaksinimit ka vendosur zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa ora policore dhe masat e tjera do të mbeten të pandryshuara.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht.

“Komiteti i Ekspertëve, duke u bazuar në të dhënat e hetimit epidemiologjik për rastet e infektuara, duke u bazuar dhe në vijimësinë e procesit të vaksinimit si dhe vaksinimin masiv si një nga elementët kryesorë të mbrojtjes nga infeksioni, propozon zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 që e kemi patur, në orën 23:00. Ndërsa masat e tjera vazhdojnë të mbeten në fuqi, siç kanë qenë më pare dhe që kanë hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 2021”, ka njoftuar Rakacolli.

Lidhur me të shtruarit në pavione Rakacolli u shpreh se ata janë me moshë mesatare mbi 65 vjeç dhe fakti që ata nuk janë vaksinuar tregon që janë infektuar. Sipas saj mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta të infektuar po shfaqin simptoma të rënda.



Më të lexuarat