Prapaskena

“Çmendet” ariu gjatë shfaqjes në cirk, sulmon trajneren (VIDEO)

Publikuar: 19/07/2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, ku ariu ka sulmuar trajneren e tij.

Në videon e mëposhtme shihet momenti nga shfaqa në cirk, ndërsa në një moment ariu i veshur me kapele dhe një shall të kuq “çmendet” dhe sulmon trajneren.

Ari e ka sulmuar dhe e ka kapur nga këmba trajneren, ndërsa është dashur ndërhyrja e dy personave për ta larguar.

Incidenti tronditës në Cirkun Harlequin ndodhi vetëm disa metra larg fëmijëve dhe prindërve të tyre, të cilët nuk kishin asnjë pengesë ose rrethim që i mbronte ata nga ariu nëse do t’i sulmonte.

 



Më të lexuarat