Pamje dramatike/ Thellohet tragjedia në Gjermani e Belgjikë, mbi 180 viktima nga përmbytjet

Pa Kategori

Publikuar: 18/07/2021

Pamje dramatike/ Thellohet tragjedia në Gjermani e Belgjikë, mbi 180 viktima nga përmbytjet

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i tyre ka shkuar mbi 180, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar për 156 viktima ku 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 24 viktima. Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.

Ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen, Gjermania së bashku me forcat ushtarake ka filluar pastrimin e lagjeve në mënyrë që të normalizohet situata. Siç shikohet edhe nga pamjet rrugët e qytetve janë të mbushura me baltë.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem në ndryshimin e klimës, ndërsa ekspertët thonë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga epoka industriale.