Prapaskena

U fut për t’u larë në det, mbytet pushuesi kosovar te ‘ Shkëmbi Kavajës’

Publikuar: 14/07/2021

Një 80-vjeçar, pushues nga Kosova, është mbytur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 18:40, ku 80-vjeçari me inicialet S.O., u fut në det për t’u larë, por fatkeqësisht u mbyt.

Nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes, nëse 80-vjeçari pësoi infrakt brenda në ujë apo ndonjë komplikacion tjetër, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mbyten në det është tragjik.



Më të lexuarat