Prapaskena

UEFA shpall formacionin më të mirë të Euro 2020, dominojnë italianët, mungon Cristiano Ronaldo

Publikuar: 13/07/2021

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Evropianit. Bie në sy që janë pesë futbollistë të kombëtares triumfuese, Italisë. Duke nisur nga portieri Donnarumma në portë, që u shpall po nga UEFA si futbollisti më i mirë i turneut, teksa priti 4 penallti, pa harruar performancat e mira gjatë ndeshjeve.

Me skemën 4-3-3, UEFA vendos në mbrojtje 2 anglezë dhe 2 italianë, përkatësisht Maguire dhe Bonucci në qendër të mbrojtjes, në të djathtë Walker, ndërsa në të majtë është Spinazzola.

Ky i fundit nuk luajti në dy ndeshjet e fundit me Italinë, pë shkak të dëmtimit, por është vlerësuar maksimalisht për 5 ndeshjet e tjera. Në mesfushë nuk mungonte Jorginho, ndërsa kompletojnë Pedri i Spanjës dhe Hjobjerg i Danimarkës.

Formacioni

Dy të fundit lojtarë të skuadrave që shkuan në gjysmëfinale. UEFA befason në sulm, mungon Cristiano Ronaldo, fituesin e Këpucës së Artë dhe i bën vend Romelu Lukakut, që shkoi me Belgjikën deri në çerekfinale. Sulmi kompletohet sërish me një italian dhe anglez, respektivisht Chiesan dhe Sterling.



Më të lexuarat