Prapaskena

Apeli i GJKKO shpall vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit, ja sa vite burg jep për secilin prej tyre

Publikuar: 12/07/2021

TIRANË
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit.

Raportohet se Apeli i GJKKO ka dënuar grabitësit si vijon: Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Siç raportohet, bëhet fjalë për tre episode grabitjeje, dy grabitje blindash në Rinas dhe një bankë të nivelit të dytë të ish-stacioni i Trenit.



Më të lexuarat