Një 24 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi shiste drogë në disa zona mjaft të frekuentuara në Tiranë, kryesisht në lokale me muzikë.
Në pranga ka rënë D. Z., 24 vjeçe e cila shiste në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, doza me heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët, të cilat i janë sekuestruara nga policia.
Gjithashtu, i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.
Personave të ndryshëm, ajo ua shiste lëndën narkotike kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).