Dritan Leli “injoron” Ramën, nuk vjen në takimin me kryebashkiakët

Pa Kategori

Publikuar: 09/07/2021

Dritan Leli “injoron” Ramën, nuk vjen në takimin me kryebashkiakët

Pasi u përjashtua nga PS nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka bojkotuar sot takimin e kreut të qeverisë me kryebashkiakët.

Rama kërkoi përjashtimin e Lelit, pasi ky i fundit nuk hoqi dorë nga drejtimi i bashkisë Vlorë për të ndihmuar në fushatën elektorale të 25 prillit, Partinë Socialiste.

Në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët, ku Rama u tregua tepër i ashpër, duke i paralajmëruar se do të përballen me SPAK për çdo abuzim, Dritan Leli nuk ka qenë i pranishëm, duke “injoruar” kështu thirrjen e kryeministrit.