Greqi, u filmuan me dron nga policia duke shpërndarë kokainë, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë

Pa Kategori

Publikuar: 08/07/2021

Greqi, u filmuan me dron nga policia duke shpërndarë kokainë, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë

Një grup që trafikonte dhe shiste drogë në doza të vogla është shkatërruar në Greqi, ku në pranga ranë 9 persona, mes tyre 4 shqiptarë. Në pranga ranë 4 shqiptarët Meti Isufaj, 33 vjeç; Haxhi Isufaj, 25 vjeç; Dhimitrios Kapllani, 23 vjeç; Mattheos Qarri, 17 vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin shtetas grek.

Anëtarët e bandës, për të komunikuar me njëri-tjetrin përdornin aplikacione për biseda në internet dhe flisnin me kode për drogën dhe paratë, ndërsa lidheshin edhe vendet e takimit. Pas marrjes së informacionit, policia përdori dronin për zbulimin e tyre, që filmonte nga lartë të gjithë skenën e shpërndarjes dhe trafikimit të kokainës dhe kanabisit në zonë të ndryshme si Agia Varvara, Haidari dhe Kolonos