Prapaskena

Falsifikonin teste e Covid/ Gjykata merr vendimin për 12 të arrestuarit

Publikuar: 08/07/2021

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit për abuzim me testet për COVID-19.

Rikujtojmë se rreth dy javë më parë, Policia finalizoi operacionin “Tamponi”, duke çuar në pranga 14 persona, por një prej tyre më pas u lirua.

Të arrestuarit, mes të cilëve dy mjekë, akuzohen se kanë falsifikuar në kohë të ndryshme tamponë Covid.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1032, datë 24.06.2021 ka vendosur:

-Për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, E.K caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
-Për personin nën hetim mjeken Marinela Kalaja caktimin e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Po kështu Apeli la në detyrim paraqitje dhe 4 të tjerë K.K, A.D, A.C dhe E.P.

PERSONAT E NDALUAR
1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues ne Tirane,
2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane

4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë
6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë
9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane
10-Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane
11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane
12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë
13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier
15. Ermir Koci, lindur dhe banues ne Tirane



Më të lexuarat