Prapaskena

Video/ Grushte e stola druri në ajër! Plas sherri te sheshi ‘Skënderbej’ pas mbarimit të ndeshjes

Publikuar: 07/07/2021

Mbrëmjen e kaluar Italia ia arriti të fitonte ndaj Spanjës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Euro2020. Mijëra shqiptarë kishin zgjedhur ta ndiqnin ndeshjen në Sheshin “Skënderbej” aty ku prej 11 qershorit transmetohen çdo natë ndeshjet e Kampionatit Europian. Një pjesë e madhe e shqiptarëve ishin mbrëmë me Italinë, por kurrsesi nuk mund të mungonin edhe tifozët e zjarrtë të Spanjës.

Në një video të publikuar nga Joq mund të shihet një grumbull të rinjsh që zihen në minutat e fundit të ndeshjes, teksa ishin duke u ekzekutuar penalltitë e fundit dhe fituese ishte Italia.

Në video shihen disa të rinj që zihen keq me njëri-tjetrin ndërsa njëri prej tyre kap edhe stolin e drurit për t’i gjuajtur dikujt, ndërsa disa vajza ndërhynë për t’i ndarë. Nuk dihet nëse policia mbërriti në vendngjarje, pasi ishte vetëm 5 metra larg sheshit ku mund të shihet ndeshja.



Më të lexuarat