Prapaskena

Pas Top-Blush inceneratorit/ Del në aksion “Irfan Landfilli”

Publikuar: 06/07/2021

Çështja e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit apo edhe Landfillit të Sharrës, shoqëruar së fundi edhe me skandalin e mbetjeve në Durrës, ku janë stisur disa veprime të mbështetura edhe mediatikisht për tendera që shkojnë deri në 15 milionë euro, apo edhe milionat që shkojnë për Landfillin e Sharrës, është ndoshta një ndër aferat më skandaloze në Shqipëri.

Dhe media “avokate” e këtij koncesioni, e cila mund të quhet afera e shekullit, ka qënë televizioni kombëtar Top Channel.

CNA.al ka vërtetuar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive ortakërinë e drejtorit të Top Channel Ben Blushi dhe aksioneres së këtij telvizioni, Vjollca Hoxha, me pronarët e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

CNA.al tregoi me dokumente zyrtare sesi pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ishin bashkëortakë me bashkëshorten e Ben Blushit, në një kompani të ndërtuar në Bullgari. Kompania quhej EM Capital Group AD, dhe kishte tre aksionerë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Gjithashtu CNA.al, nëpërmjet dokumenteve zyrtare tregoi edhe lidhjen me median. E njëjta kompani, pra EM Capital Group AD, vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Më tej, CNA.al zbuloi një tjetër kompani, ku Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha, dilnin hapur në ortakëri me pronarët e inceneratorëve. Kompania quhet KUDO PAY, dhe aksionerë janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi, dhe Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit.

Pra, skema është mjaft e qartë. Qeveria u jep para pronarëve të inceneratorëve dhe këta të fundit paguajnë median.

Por, nga ana tjetër mesa duket Top Channel, nuk është i vetmi.

Pas, Topit të inceneratorëve, në skenë ka dalë edhe “Irfan Landfilli”.

Mediat e Irfan Hysenbelliut kanë filluar një betejë, gjasme morale dhe shqetësim qytetar në lidhje me mbetjet në Kavajë.

A thua për kaq vite sa ekziston si media, nuk ka pasur sy e veshë të shikojë situatën e mbetjeve, por “rastësisht” u kujtuan tani. Dhe ka filluar me vrap, njëlloj si Top Channel, të tregojë se ku mund të ketë inceneratorë apo landfille.

Ashtu siç ndodhi me Durrësin, ndoshta tani mund të ndodhë edhe me Kavajën.

Për çështjen e Durrësit u përdor Top Channel Top Story, dhjetëra kronika për Porto Romanin, ku sipas kalkulimeve gjysma e shumës së dhënë është një fitim neto.

Për Durrësin u gjet si zgjidhje, që mbetjet të çoheshin te landfilli I Sharrës, se incinerator nuk ka hic, edhe pse pretendohet se është I tillë.

Dhe e njëjta skemë, duket se do të përdoret edhe për Kavajën. Vetëm se këtë herë “avokati” public nuk është Top Channel, por News 24.

Pra, një herë ishte Top-inceneratori, dhe pastaj vjen “Irfan Landfilli”.

Mbetjet janë të hedhura në Kavajë, ngrihet si shqetësim publik nga mediat e Irfan Hysenbelliut dhe më pas zgjidhja duket e qartë.

Bëhet një tender, disa fonde dhe këto mbetje dhe përpunimi i tyre. Dhe tashmë gjysma, për të mos thënë 70% e mbetjeve të Shqipërisë, i mbulon Klodian Zoto, Stela Gugallja, dhe bashkëjetuesi i saj Mirel Mërtiri, tashmë në ortakëri edhe me media private. Dhe Mesa duket Top Channel, nuk është i vetmi./CNA.al



Më të lexuarat