Bashkëpunonte me “kokën” e trafikut të drogës, KLP pezullon prokurorin Maksim Sota

Pa Kategori

Publikuar: 05/07/2021

Bashkëpunonte me “kokën” e trafikut të drogës, KLP pezullon prokurorin Maksim Sota

Me 10 vota pro KLP pezullon nga detyra prokurorin Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

VENDIMI
Sota ndodhet në masën “arrest shtëpie” pasi u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”. Kujtojmë se prokurori Sota u arrestua pas operacionit ndërkombtar që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.