Prapaskena

Marina surprizon Getoarin për ditëlindje

Publikuar: 03/07/2021

Reperi i njohur Getoar Selimi feston sot ditëlindjen.

Në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e dashur.

Bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca e ka surprizuar duke i dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

Ajo ka publikuar një foto të Getit në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar:

“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dua faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dije që të dua më shumë se kurrë!”.



Më të lexuarat