Një grua 28 vjeçe priti që burri i saj të largohej nga shtëpia për të shkuar në punë, pastaj u mbyll vetëm në shtëpi dhe vrau të tre fëmijët e saj.
Më i madhi ishte 4 vjeç, i dyti 3 vjeç dhe më i vogli ishte më pak se dy muajsh.
Kjo tragjedi ndodhi të hënën e kaluar në shtetin e Kalifornisë, në lindje të Los Angeles.
Sandra Chico, tani do të përballet me akuzën e vrasjes së tre fëmijëve të saj; Mia Rodrigues, Mason Rodrguez dhe Milan Rodriguez.
Mediat lokale shkruajnë se gruaja ishte mbyllur në shtëpi që nga fillimi i pandemisë dhe që nga ajo kohë, ajo nuk doli më, përveç ditës që solli në jetë fëmijën e saj të tretë.
Të tre fëmijët u gjetën në shtëpinë e tyre të pajetë. Ishte e motra e Sandra Chico ajo që zbuloi fillimisht ngjarjen tragjike, pas një bisede të shqetësuar telefonike që kishte pasur me të motrën.
Me të mbërritur në shtëpinë e të motrës, ajo ka lajmëruar menjëherë urgjencën, e cila mbërriti në kohë në shtëpinë e Chicos, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të shpëtuar tre fëmijët.
Familjarët thanë se 28-vjeçarja vuante nga depresioni, për më tepër pas pandemisë ku edhe njerëzit nuk dilnin nga shtëpitë e tyre.
“Fëmijët e saj ishin gjithçka për të. Ajo i donte ata, por ishte në depresion. Ajo vuajti shumë dhe kishte nevojë për ndihmë. Familjarët i sugjeruan që ajo të shkonte dhe të vizitohej tek mjeku, por me sa duket gjithçka ishte e kotë”, thanë disa prej familjarëve të saj.