Prapaskena

Rrëfehet Aishe Haklaj: Berisha ka paguar për vrasjen e vëllezërve të mi! Më survejoi për 4 vite

Publikuar: 30/06/2021

Pas një mungesë të gjatë disa vjeçare si azilante politike në Suedi rikthehet të flasë për herë të parë në Shqipëri Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj. Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin Repolitix, Aishe Haklaj flet sesi e ka njohur Sali Berishën. Kur lindi konflikti i parë mes familjes Haklaj dhe Sali Berishës? Kë bën përgjegjës Aishe Haklaj për vrasjen e 4 vëllezërve dhe çfarë kërkon ajo nga organet e reja të Drejtësisë?

Për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Aishe Haklaj ka akuzuar drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Sali Berisha. Për Haklën, ai është organizatori, financuesi dhe ideatori i vrasjes së familjarëve të saj.

Sepse ai është organizatori, financuesi dhe ideatori i vrasjes së familjarëve tanë. Ne e dimë se cilat duar ka përdorur ai njeri, por ai ka përdorur shtetin, pushtetin, buxhetin e shtetit që të vrasë familjarët tanë. Berisha është një organizatë kriminale ose instaloi në Shqipëri një shtet kriminal dhe ai, pavarësisht nëse ishte apo nuk ishte në pushtet, ai kishte organizatën e tij kriminale, do të ishte e thjeshtë ta quaja krahun e tij të armatosur, që të vriste njerëz dhe pastaj edhe t’i shpërblente sepse asnjëherë atij nuk i kanë munguar as pushteti as paratë”, tha Aisha Haklaj në emisionin ‘Repolitix’.

Aishe Haklaj ka deklaruar se ajo ishte dëshmitare e krimeve të Berishës, teksa rrëfeu se ky i fundit ka tentuar që ta burgosë, por nuk ia ka dalë. Me riardhjen e tij në pushtet, Haklaj rrëfen se është larguar nga Shqipëria, ku mori azil politik në Suedi, pasi shteti shqiptar nuk e mbronte dot familjen e saj.

Deri në atë vit, vëllai i madh që jeton, edhe Shkëlqimi që është vrarë pikërisht nga Sali Berisha dhe marrëveshjet e tij, ishin demokratë. Shkëlqimi e kishte kërkuar edhe teserën e Partisë Demokratike, por nuk i ishte dhënë sepse ishte parë me dyshim, se kemi qenë familje komunistësh. Kurse pjesa tjetër nuk ishim për demokraci. Dhe unë kam një nga ata pjesëtarët e familjes që pothuajse deri shumë vonë nuk e besoja që një drejtues shteti mund të jetë kriminel, mund të vrasë qytetarët e tij. Ndërgjegjja ime nuk e pranonte, por arrita deri në atë pikë që unë i pashë me sy krimet e tij dhe i preka me dorë krimet e tij, i cili është përpjekur të më burgosë, të gjejë edhe prova që nuk ekzistonin që të më burgosë dhe ndoshta edhe unë do të kisha përfunduar atje ku ka përfunduar Remzi Hoxha. Kam qenë nën survejim, kam jetuar në Tiranë nga viti 2005 kur janë larguar familjarët e mi deri në vitin 2009, në korrikun e vitit 2009. 12 vite bëhen tani dhe unë kam qenë e survejuar. Po, ishte Berisha në pushtet, ndaj dhe familjarët e mi, me riardhjen e Berishës në pushtet ishin të detyruar të largoheshin sepse ata e dinin që ai do t’i lante duart me familjen tonë dhe do të bënte atë që ai bëri në të vërtetë. Unë isha e ndjekur në atë kohë hap pas hapi, e survejuar hap pas hapi. Nga agjentët e tij.
Agjentët shtetërorë të tij. Po, punonjës shteti. Pikërisht edhe ditën që ai ka shkuar në Tropojë, isha akoma unë këtu, më 2009 më duket se ka shkuar në Tropojë, pa 11 vitesh ishte diçka e tillë, unë kam pasur një njeri 2 metra burrë gjithë ditën pas vetes dhe kam edhe dëshmitarë për këtë. Dhe deri diku e di edhe se kush është ai dhe nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj kurrë surratin e atij njeriu. Dhe unë kam hyrë në një noteri, unë po vazhdoja punët e ditës. Por Sali Berisha e dinte se çfarë ka bërë ndaj familjes sonë dhe ai e kishte parë të arsyeshme.
Kishte frikë. Kur e di se çfarë ke bërë, mund t’i mendosh. Edhe unë po të kem bërë një krim, mund ta mendoja krimin. Unë nuk e kam frikë vdekjen. Edhe po të më vrasë njeriu, unë i them s’të kam borxh, nuk të kam vrarë dhe unë do të vdes shumë dinjitoze. Unë nuk e kam frikë vdekjen, fare. Nuk i kam lyer duart me gjak, nuk i kam sjellë njeriu vdekje, dhe do të vdes shumë me dinjitet, nuk e kam aspak frikë vdekjen. Por ai njeri e ka kuptuar që ne e kemi marrë vesh se ai na ka vrarë”, ka deklaruar Aishe Haklaj.

 



Më të lexuarat