Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Thumanës, ku është grabitur një furgon mallrash.
Mësohet se autorët kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane.
Pas njoftimit, policia ka ushtruar kontrolle dhe është vënë në drejtim të mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.