Prapaskena

Mësuesja nxjerr foton e Musaenit dhëndër në maturë, rrëqeth me fjalët: Sa zemra trishtove…!

Publikuar: 28/06/2021

Historia e të Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë gjatë masakrës në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, ka prekur zemrat e shqiptarëve.

Edhe më të dhimbshme e bën historinë fakti që i ndjeri ishte rritur jetim pasi i babai kishte ndërruar jetë vite më parë, ndërsa 20-vjeçari ishte rritur me sakrifica nga e ëma.

Musaeni u përcoll sot në banesën e fundit. Ndërkaq, mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka ndarë në rrjetet sociale foto me adoleshentin nga mbrëmja e maturës. Ajo i ka kushtuar disa vargje prekëse.

Ajo ka prekur me vargjet kushtuar të riut të pafajshëm që jeta iu pre në mes në mënyrën më të padrejtë.

Vargjet e plota

Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri



Më të lexuarat