Prapaskena

Tjetër “çmenduri”, 40-vjeçari sulmon me thikë dy të huaj në Durrës

Publikuar: 27/06/2021

Dy persona kanë mbetur i plagosur me thikë ne qytetin e Durrësit. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit dhe se ka arrestuar autorin e dyshuar.

Mësohet se 40-vjeçari me iniciale Oligert Qama për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, 2 shtetas të huaj të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Është arritur që të arrestohet 40-vjeçari me origjinë nga Berati dhe po merret ne pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj.



Më të lexuarat