Kapen 17 kg heroinë në Portin e Durrësit, destinacion final kishin Malin e Zi! Arrestohet shoferi vlonjat

Pa Kategori

Publikuar: 26/06/2021

Kapen 17 kg heroinë në Portin e Durrësit, destinacion final kishin Malin e Zi! Arrestohet shoferi vlonjat

Nuk ndalet heroina në Durrës.

 

Një tjetër sasi e konsiderueshme drogë është zbuluar në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Malin e Zi.

Droga ishte fshehur në një kamion i cili ishte bosh dhe ishte nisur drejt Malit të Zi për t’u furnizuar me mallra.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i kamionit, me origjinë nga Vlora, është arrestuar. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.

Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Droga ishte e ndarë në disa pako dhe të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive.