Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një prift ka sulmuar me acid 6 priftërinj dhe rojën e Manastiririt Petraki.
Sulmi ndodhi teksa ishte duke u mbajtur një gjykim sinodal ndaj priftit, i cili kur po jepej verdikti ai mori një shishe me acid dhe sulmoi të pranishmit.
Mediat greke thanë se në manastir u krijua panik, ndërsa u arrit që të mbahej prifti, i cili u arrestua nga policia.
Mësohet se priftërinjtë dhe roja e manastirit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë.