Pas përfshirjes në listën e zezë për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Familja Berisha ka marrë sot një goditje të fortë nga Bashkimi Evropian.
Me kërkesë të BE-së, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një ligj për zbardhjen financimit të televizionit Syri TV dhe portalit, media këto të familjes Berisha dhe që përfliten se financohen nga paratë e pista të Shkëlzen Berishës.
Edhe pse janë një biznes i mirëfilltë, këto media janë regjistruar si fondacion për të mbuluar burimet e financimit dhe shmangur taksat. Fillimisht gazetarët janë paguar në të zezë, duke pastruar hapur para dhe shkelur ligjet, për shkak të mungesës së regjistrimit. Megjithatë, organet shtetëtore kanë heshtur.
Më pas Syri si portal dhe Syri Tv janë regjistruar si fondacion.
Ligji i miratuar sot detyron të gjitha OFQ-të dhe fondacionet që të regjistrohen dhe të tregojnë burimet financiare, duke publikuar pasqyrat financiare.
Ligji i detyron OJF dhe fondacionet që të bëjnë transparente veprimtarinë e tyre financiar, ndryshe do çrregjistrohen dhe do dalin jashtë ligjit.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji televizioni i Familjes Berishës duhet të deklarojë kush e financon, ndryshe do mbyllet. Gazetarë pranë këtij TV kanë pohuar se kanë parë shpeshherë Shkëlzenin me çantë në zyrat e TV dhe webit.
Miratimi i ligjit është këekuar nga Komiteti Evropian të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL), për të luftuar pastrimit të parave. / Prapaskena