Shpallet në kërkim Lulzim Basha

Pa Kategori

Publikuar: 23/06/2021

Shpallet në kërkim Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale, që prej 14 qershorit, një ditë pas zgjedhjeve në PD, ku ai arriti të mbante karrigen e kryetarit.

Në lidhje me këtë, ka ardhur një reagim nga gazetari Armir Shkurti, I cili ironizon kreun e PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Armir Shkurti, ndërsa ironizon Bashën, shkruan është zhdukur pa nam e nishan.

“KËRKOHET!!

Për herë të fundit është parë në facebook të nesërmen e rizgjedhjes kryetar i PD-së.

Që atë ditë është zhdukur pa nam e nishan.

Kush e ka parë, lutet të njoftojë”, shkruan gazetari.