Prapaskena

Seanca në Kushtetuese për ‘30 Qershorin’, përfaqësuesi i Ramës sulmon Metën: Veprimet e presidentit me pasoja të rënda, i heqin të drejtën e votës sovranit

Publikuar: 23/06/2021

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Në seancën janë pjesëmarrës përfaqësues të qeverisë, bashkive dhe këshilltari i presidentit.

Burime bëjnë me dije se në fjalën e tij, përfaqësuesi ligjor i kryeministrisë Embro Ahmetaj theksoi se veprimet e prsidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve cënojnë periodicitetin e tyre dhe ka pasoja të rënda pasi i heqin të drejtën e votës sovranit.

Gjithashtu Ahmetaj u shpreh se presidenti ka të drejtë ta ndryshojë datën e zgjedhjeve, por jo pasi ka nisur procesi, vetëm në afatet që i lejon Kushtetuta.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për vijimin e shqyrtimit të kësaj kërkese. Dekreti i presidentit eshte një akt normative individual. Veprimet e presidentit cënojnë periodicitetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e sovranit. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se kur mbahen zgjedhjet, pra njëherë në 4 vite. Çdo veprim i presidentit pasi ka nisur fushata zgjedhore është përfshirje në proces. Anullimi dhe më pas shtyrja e datës së zgjedhjeve janë veprime të pa ligjshme dhe pa vlerë juridike. Në vlersimin tonë kompetenca e presidentit është vetëm e njëanshme. A mund ta ndryshoj PO, por brenda afatit të përcaktuar jo pasi ka nisur procesi. Pasojat e këtij vendimi janë të rënda, pasi i heq të drejtën e votës sovranit”, tha Ahmetaj.



Më të lexuarat