Tjetër skandal në drejtësi që diskeriton dhe kompromenton rëndë figurën e gjyqtarit, duke minuar besimin e publikut tek drejtësia.
Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, një nga magjistratet më të lakuara për korrupsion, falsifikim vendimesh, pasuri të dyshimtë dhe skandale të tjera, shfaqet në këtë video duke kërcyer në lokalin e Suel Çelës, një personazh me dosje i botës së krimit, subjek i OFL dhe i drejtësisë.
Gjyqtarja Pajtime Fetahu, siç duket në këtë video, hedh valle në një nga stofullat më të mëdha të krimit në Elbasan, pikërisht në lokalin e Suel Çelës, të cilin gjyqtarja e ka gjykuar më parë.
Në 22 janar të vitit 2008, Pajtime Fetahu ka marrë pjesë në mbylljen e një dosje me të pandehur pikërisht Suel Çelën, i akuzuar nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Duke dhunuar hapur kodin e etikës dhe në shkelje të ligjit për statusin e magjistratit, gjyqtarja Pajtime Fetahu shkon duke kërcyer në lokalin e personit që e ka gjykuar.
Ka dyshime të forta se edhe lokali ku kërcen gjyqtarja Fetahu është ngritur me paratë drogës, pasi Suel Çela ka qenë subjekt i OFL.
Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërcen në ritmet e muzikës tallava dhe të këngës ‘kush na ka inatin iu q***t nana o’, duke treguar edhe nivelin dhe thellësinë e degradimit të drejtësisë në Shqipëri.
Disa ditë më parë, u kqyqëzua, linçua egërsisht dhe u pezullua nga detyra gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani për disa gjeste dhe video individuale në ambientet e gjykatës dhe makinën e saj.
Edhe pse Kapedani nuk cënoi të drejtën e asnjë pale në proces dhe për më tepër ka dënuar krerët e grupeve kriminale në Elbasan, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë u angazhuan me urgjencë duke e pezulluar nga detyra.
Nga ana tjetër, gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila shfaqet duke u dëfryer në lokalin e një prej kokave të krimit në Elbasan, të cilin e ka gjykuar më parë, apo gjyqtarja Fida Osmani që i bën gjyqet në avion dhe ngatërron personat në gjykim, vijojnë të japin drejtësi!
Pajtime Fetahu është një emër i njohur për skandale në drejtësi.
Në vitin 2017, ajo u kap në flagrancë nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.
Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Fetahu u pezullua nga detyra. Gjyqtarja,pas pezullimit arriti të lëvizte fijet t’i shpëtonte ndëshkimit pa dalë para gjykatës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale ndaj saj.
Një vit më pas, në 2018, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan denoncoi Pajtime Fetahun se kishte marrë dy vendime identike me sipërfaqe të ndryshme për pronën e saj.
Sipas Dafine Pecit, gjyqtarja Pajtime Fetahu ka bërë dy vendime gjykate, të njëjtën ditë, me të njëjtin numër dhe hektarët kanë ndryshuar.
Edhe pse gllabëroi prona me vendime skandaloze dhe të falsifikuara, nuk u ndëshkua.
Gjyqtarja po vetifikohet nga organet e Vetingut që në dhjetor 2020.
Nga ana tjetër, Suel Çela është një emëf i njohur i botës së krimit.
Pak kohë më parë, Prokuroria çoi në gjykatë një dosje për Suel Çelën, duke e akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan.
Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish-zv/drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi në tregun agro-ushqimor që ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan.
Skandali bëri bujë dhe u lexua si reagim i krimit ndaj shtetit. Çela arriti ta mbyllte edhe këtë dosje në gjykatë, si dosjet e tjera.
Por pasi u shpall i pafajshëm për përplasjen me policinë në hyrje të tregut agro-ushqimor, Suel Çela akuzohet për pengmarrje.
Prokuroria e ka marrë të pandehur dhe e ka dërguar për gjykim së bashku me Endri Copjen për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2013.
Ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë në bashkëpunim dhe plagosjen e shtetasit Bledar Karaj, administrator i një televizioni kabllor.
Ndaj Çelës është vendosur nga gjykata edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi ai vijon të ndodhet ende në arrati.
Më parë, Suel Çela është dënuar në Itali për trafik droge. Për rrjedhojë, Operacioni Forca e Ligjit listoi Suel Çelën si një ndër emrat që duhet të justifikojnë pasurinë.
Por, faktet tregojnë se drejtësi shqiptare nuk ka fuqi ta ndëshkojë Suel Çelën.
Madje gjyqtarët, pasi i mbyllin një dosje, shkojnë dhe kërcejnë në lokalin e tij. / Pamfleti