Plasin grushtet, goditet drejtori i Ujësjellësit në Fushë Arrëz

Pa Kategori

Publikuar: 22/06/2021

Plasin grushtet, goditet drejtori i Ujësjellësit në Fushë Arrëz

Është goditur për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrësit, Anduel Gjinaj. Ka qenë vetë drejtori Gjinaj, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj.

Mësohet se drejtori i Ujësjellësit është goditur para institucionit që ai drejton.