Jep dorëheqjen nga SPAK kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

Pa Kategori

Publikuar: 18/06/2021

Jep dorëheqjen nga SPAK kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka dhënë dorëheqjen nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Mësohet se largimi i Imerajt nga SPAK vjen pas emërimit të saj si kryeprokurore e Tiranës.

Ajo do të mbajë postin e Dritan Rreshkës, i cili u shkarkua nga KPK pasi rezultoi se nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij.

Imeraj është prokurorja që ka hetuar dosje të bujshme si Shullazi, Tahiri dhe Orest Sota por edhe dosja e 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm.

Imeraj është nënë e dy fëmijëve. Ajo është diplomuar për drejtësi në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë e më pas ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004. Imeraj ka nisur punë si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004 e më pas është emëruar në prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.